Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i përgatitur për të shitur mbrojtësin francez, Raphael Varane, këtë verë.
Sipas gazetës spanjolle AS, Perez është i interesuar ta lë të lirë francezin, por nuk do ta largonte për asgjë më pak se një çmim rekord botëror për mbrojtës.
Presidenti i Real Madridit thuhet se i ka caktuar lojtarit çmimin e largimit prej 80 milionë euro duke u përputhur me rekordin botëror që Bayern Munich pagoi për Lucas Hernandez të Atletico Madridit.
Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë midis rivalëve evropianë që monitorojnë zhvillimet për mbrojtësin francez.
Nga ana e tij, Varane mendon se ai tani ka arritur gjithçka me Realin dhe ka nevojë për një sfidë të re për të rindërtuar karrierën e tij. /Telegrafi/