Telegrafi

Real Madridi humb në një finale të nivelit ndërkombëtar pas 18 vitesh

TALLINN, ESTONIA - AUGUST 15: Sergio Ramos of Real Madrid and teammates look dejected following defeat during the UEFA Super Cup between Real Madrid and Atletico Madrid at Lillekula Stadium on August 15, 2018 in Tallinn, Estonia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Diego Simeone arriti ta mposht Real Madridin, duke ia shkaktuar, humbjen e parë pas 18 vitesh në një garë të Evropës.

Los Blancos i kishin fituar 13 finale radhazi në garat ndërkombëtare.

Madje ishte Atletico Madridi viktimë në dy raste, kur humbën në finale të Ligës së Kampionëve  në vitet 2014 dhe 2016.

Sergio Ramos me shokë (Getty Images)

Që nga nëntori i vitit 2000 kur Real Madridi humbi nga Boca Juniors (2-1) në finalen e Intercontinental Cu, nuk dinte për humbje.

Madje ndër vite Real Madridi i ka mposhtur klubet më të mëdha evropiane e botërore.

Atletico Madrid, fitues i Superkupës së Evropës (Getty Images)

Klubet si Bayer Leverkusen, Feyenoord, Olimpia, Atletico Madrid, Sevilla, San Lorenzo, Kashima Antlers, Juventus, Manchester United, Gremio dhe Liverpool, shin viktimat e mbretërve spanjoll.

Real Madridi pritet që këtë vit të ketë ndryshime pasi është larguar lojtari kryesor ndër vite, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/