Diego Simeone arriti ta mposht Real Madridin, duke ia shkaktuar, humbjen e parë pas 18 vitesh në një garë të Evropës.
Los Blancos i kishin fituar 13 finale radhazi në garat ndërkombëtare.
Madje ishte Atletico Madridi viktimë në dy raste, kur humbën në finale të Ligës së Kampionëve në vitet 2014 dhe 2016.
Që nga nëntori i vitit 2000 kur Real Madridi humbi nga Boca Juniors (2-1) në finalen e Intercontinental Cu, nuk dinte për humbje.
Madje ndër vite Real Madridi i ka mposhtur klubet më të mëdha evropiane e botërore.
Klubet si Bayer Leverkusen, Feyenoord, Olimpia, Atletico Madrid, Sevilla, San Lorenzo, Kashima Antlers, Juventus, Manchester United, Gremio dhe Liverpool, shin viktimat e mbretërve spanjoll.
Real Madridi pritet që këtë vit të ketë ndryshime pasi është larguar lojtari kryesor ndër vite, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/