Kundër Romës, mbretërit do të duhet të bëjnë pa sulmuesin francez Karim Benzema.
Vazhdojnë lajmet e këqija për Real Madridin. Pas humbjes në derbi kundër Atleticos, Zinedine Zidane, ka marrë edhe një lajm të keq, pasi Karim Benzema ka pësuar një lëndim.
Benzema pritet të mbetet jashtë fushave për dy ose tri javë, raportojnë mediat spanjolle.
Numri 9 i ‘Los Blancos’ pritet të mungojë edhe në ndeshjet e La Ligas Levantes, Celta Vigos dhe Las Palmasit.
Ai do të mungojë edhe në ndeshjen kthyese kundër Romës. Ndeshjen e parë Real e ka fituar me rezultat 2-0 në Olimpico. /Telegrafi/