Telegrafi

Real Madridi i hakmerret Sheriffit, i asiston edhe Interit për kualifikim tutje

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse ndaj Sheriff Tiraspolit si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së pestë të Ligën e Kampionëve.

Mbretërit kishin katër raste para se të shënohej goli, duke rrezikuar nga kënde të ndryshme.

Zhvillohej minuta e 30-të e takimit kur mbrojtësi David Alaba nga një gjuajtje dënimi me një goditje të bukur nga jashtë zonës shënoi për 1-0.

Ky ishte goli i parë i austriakut në Ligën e Kampionëve me fanellën e mbretërve.

Krejt në fundin e pjesës së parë edhe Toni Kroos arriti të shënojë për 2-0 me një goditje të bukur nga distanca.

Në pjesën e dytë Real Madridi siguroi fitoren, ku Karim Benzema me një gjuajtje të bukur shënoi për 3-0 në minutën e 56-të.

Deri fund nuk kishte më gola dhe Reali siguroi kualifikimin, sikurse edhe Interi./Telegrafi/