Site icon Telegrafi

Real Madridi gjeneron fitime rekorde prej 155 milionë eurosh

Florentino Perez

Real Madridi ka regjistruar një fitim rekord prej 155 milionë eurosh, duke e rritur buxhetin e tyre vjetor në 822 milionë euro, raporton gazeta Marca.

Të ardhurat operative të klubit spanjoll për vitin fiskal 2018/19 kanë arritur në 757.3 milionë  euro, ndërsa anëtarët e klubit duhet të aprovojnë llogaritë e tyre në Asamblenë e Përgjithshme më 15 shtator.

Shifrat e klubit janë rritur me 0.8 për qind gjatë vitit, me rritjen e biznesit të klubit që kanë kompensuar humbjet e dështimit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Butragueno: Liga e Kampionëve e vështirë, kemi kundërshtarë të fortë

Buxheti i parashikuar për këtë sezon thuhet se qëndron në 822.1 milionë euro me një fitim para taksës prej 53.5 milionë eurosh dhe duke fituar një fitim neto prej 38.4 milionë euro, që i bie të ketë rritje prej 23 për qind nga një vit më parë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të muajit të ardhshëm, anëtarët e klubit gjithashtu duhet të aprovojnë përvetësimin e CD Tacon, si skuadra e femrave nga korriku i vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version