Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, do të shpenzojë 170 milionë euro për ta përforcuar pozicionin e sulmit për Realin.
Real Madridi është gati të shpenzoi 170 milionë euro për dy sulmues.
TMW thotë se ylli i Chelseat, Eden Hazard dhe sulmuesi i Eintrachtit, Luka Joviç, janë prioritetet për presidentin Florentino Perez. Perez është i gatshëm të ndajë 170 milionë euro për dyshen e sulmuesve.
Reali synon të nënshkruajë Hazardin për 100 milionë euro dhe ti ofrojë ekipit të Eintracht Frankfurt 70 milionë euro për Jovicin.
Menaxheri i Eintracht Frankfurtit, Fredi Bobiç tha këtë javë se ekziston mundsia e largimit të Jovic.
“Egziston mundësia që Jovic të transferohet në Real Madridin”.
“Unë shpresoj dhe dua që ai të qëndrojë këtu në Eintracht, por unë jam gjithashtu realist dhe e di se nëse një klub i madh si Real Madridi e dëshiron atë atëherë ne nuk kemi asnjë shans ta mbajmë atë”, u shpreh Bobiç. /Telegrafi/