Viktor Gyokeres mund të largohet nga Sportingu në afatin kalimtar të janarit, pasi numri i skuadrave që e duan atë po shtohet gjithnjë e më shumë.
Real Madridi është skuadra e fundit që është bashkuar në garë për sulmuesin suedez i cili po shkëlqen me gola.
Sky Sports ka raportuar se Los Blancos janë duke monitoruar suedezin dhe po e shohin si alternativë për sulmin.
26-vjeçari ka pasur një sezon të pabesueshëm deri më tani, ku në 30 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 32 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.
Reali e sheh Gyokeresin si sulmuesin ideal për ta kompletuar repartin ofensivë.
Reprezentuesi suedez ka një klauzolë largimi prej 75 milionë euro, shumë që nuk përbënë ndonjë problem për Realin.
Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Man Utd, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea. /Telegrafi/