Telegrafi

Real Madridi fitore bindëse ndaj Granadas, kthehet në vendin e dytë

Real Madridi ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Granadas me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 36-të të La Ligas.

Mbretërit me këtë fitore kthehen në pozitën e dytë, duke mbetur në luftë për titullin e kampionit.

Ndeshja nisi mirë për Realin që shënoi me Luka Modric në minutën e 17-të të ndeshjes.

Në fundin e pjesës së parë mbretërit gjetën edhe golin e dytë, kur Rodrygo gjeti rrjetën për 2-0.

Zhvillohej minuta e 71-të kur Jorge Molina ngushtoi epërsinë për 2-1.

Por Real Madridi shënoi dy herë brenda dy minutash, fillimisht me Alvaro Odriozola për 3-1 në minutën e 75-të.

Pas një minute ishte Karim Benzema që shënoi për 4-1.

Me 78 pikë, Reali tani ka dy pikë më pak se Atletico Madridi që është lider. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore