Real Madridi ka fituar 4-1 ndaj Granadas në kuadër të javës së 14-të në La Liga.
Pas vetëm 19 minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me anë të Marco Asensios që u asistua prej Toni Kroosit.
Real Madridi vazhdoi me ritëm të lartë dhe arriti që të shënonte edhe golin e dytë me anë të Nacho Fernandez (25’), me gjermanin që ishte sërish në rolin e asistuesit.
⚽ 25' | 0-2 | ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL de @nachofi1990!!!#GranadaRealMadrid | #FIFA22 pic.twitter.com/ye7V4Z0QaV
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 21, 2021
Por, Granada arriti ta befasonte skuadrën nga kryeqyteti spanjoll, duke shënuar për 2-1 me anë të Luis Suarez
45 minutat e dytë ishin sërish të dominuar nga mysafirët, derisa thelluan epërsinë në 3-1 me anë të Vinicius Junior që realizoi në minutën e 56-të, me Luka Modricin që i asistoi.
⚽ 56' | 1-3 | ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL de @vinijr!!!#GranadaRealMadrid | #FIFA22 pic.twitter.com/ZGcu7841sH
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 21, 2021
Granda më pas mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Monchu (67’) u ndëshkua me karton të kuq, e njëjta situatë pasoi edhe për trajnerin Moreno që u përjashtua po ashtu pas vetëm dy minutash shkaku i protestave.
Për të vulosur fitoren dhe për ta bërë më bindëse, ishte Ferland Mendy që me një asistim të Casemiros shënoi për 4-1 në minutë e 76-të.
Pas javës së 14-të, Real Madridi është në krye të tabelës me 30 pikë, ndërsa në xhiron e 15-të do të kenë punë me Sevillën. /Telegrafi/