Site icon Telegrafi

Real Madridi fiton me shumë vështirësi ndaj Valladolidit

Foto: Real Madrid/Twitter

Real Madridi ka fituar me vështirësi në shtëpi ndaj Real Valladolidit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në La Liga.

Mbretërit kanë vazhduar serinë pozitive duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani, pasi njëri takim i është shtyrë shkaku i angazhimeve në garat evropiane.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të ekipit të Zinedine Zidane, duke krijuar shumë raste, por raste të mira patën edhe mysafirët.

Megjithatë, kryeqytetasit nuk arritën ta gjejnë rrjetën në asnjë rast dhe shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë, Reali ngriti nivelin e lojës dhe pas disa rasteve të krijuara gjetën edhe golin e epërsisë.

Ishte i inkuadruari në pjesën e dytë Vinicius Junior (65’), i cili nga afërsia shënoi për 1-0 dhe ky goli të ishte goli i fitores për Los Blancos.

Pas kësaj fitore, Reali ka shtatë pikë në vendin e tretë, ndërsa Valladolidi renditet në pozitën e 18-të me vetëm dy pikë.

Në ndeshjen e radhës, Mbretërit udhëtojnë te Levante, teksa Valladolidi e pret Eibarin. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheFS_Live/status/1311408854454992898

 

 

Exit mobile version