Real Madridi ka triumfuar me rikthim ndaj Espanyolit në kuadër të javës së 25-të në La Liga, me rezultat 3-1.
Pas tetë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Joselut, ndërsa Ruben Sanchez ishte asistuesi.
Por, Los Blancos nuk u demotivuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Vinicius Junior, me Toni Kroos që ishte asistues.
⚽ 22' | 1-1 | ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL de @vinijr!!!#RealMadridEspanyol | #FIFA23 pic.twitter.com/j6c4p1CU2j
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 11, 2023
Derisa po përfundonte pjesa e parë, madrilenët ia dolën t’i përmbysnin shifrat në 2-1, kur Aurelien Tchouameni asistoi te Eder Militao që realizoi me kokë.
Në 45 minuta e dytë, ishte një pamje krejtësisht tjetër.
Dominimi ishte nga e Real Madridi, që e realizoi edhe golin e tretë, por që vetëm ky ishte rasti më serioz i kësaj pjese.
⚽ 90+2' | 3-1 | ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL de @marcoasensio10!!!#RealMadridEspanyol | #FIFA23 pic.twitter.com/9qNJUAr7vB
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 11, 2023
Nacho Fernandez asistoi në minutën e 90+3-të te Marco Asensio, që e vulosi fitoren e madrilenëve për 3-1.
Pas javës së 25-të, Reali është në vendin e dytë me 56 pikë, gjashtë më pak se Barcelona që është lidere, ndërsa në xhiron e 26-të do kenë punë pikërisht me katalunasit. /Telegrafi/