Real Madridi e ka mposhtur Leganesin me rezultat bindës 5-0 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.
Pas vetëm shtatë minutash lojë në Santiago Bernabeu, Rodrygo Goes i kaloi madrilenët në epërsi, pas një asistimi nga Karim Benzema.
Një minutë kaloi nga goli i parë dhe Toni Kroos (8’) e dyfishoi epërsinë e që sulmuesi francez ishte përsëri asistuesi.
Në minutën e 24-të, Los Bancos fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi Sergio Ramos, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me tri gola epërsi.
Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ngadaltë, mirëpo madrilenët arritën ta shënonin edhe golin e katërt.
Karim Benzema e ndryshoi rolin e tij nga një asistues, në golashënues, pasi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 69-të.
Kur u menduar se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, Luka Jovic (90’+1) shënoi golin e pestë nga asistimi i Dani Carvajal.
Pas javës së 11-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Barcelona që është liderë, ndërsa në xhiron e 12-të do të takohen me Betisin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FFe7QQqnDH4
https://www.youtube.com/watch?v=0XKv8OvHMfg
https://www.youtube.com/watch?v=tn5yrJf2HCU
https://www.youtube.com/watch?v=k_FE-W8Zs_0