Site icon Telegrafi

Real Madridi fiton për herë të parë ndaj Dortmundit si mysafir me spektaklin e Ronaldos (Foto/Video)

Kur vije puna te Liga e Kampionëve, Real Madridi, ndërron krejtësisht fytyrë, duke e harruar krizën në La Liga dhe duke fituar ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 3-1.

Fitorja e parë e Real Madridi në Signal Iduna Park pas shtatë udhëtimeve.

Ndeshja ishte shumë e hapur dhe me aksione të bukura nga dy skuadrat, duke i vënë në punë që nga minuta e parë portierët Roman Burki dhe Keylor Navanas.

I pari provoi Carvajal në minutën e 10-të, por Bukri dërgoi topin në këndore.

Pas tij mbretërit kishin rast të artë me Bale që nuk arriti asistimin e Ronaldos.

Pas disa minutash Borussia kërkoi penallti, pasi Ramos luajti me dorë në zonë.

Bale hapi llogarinë në minutën e 11-të kur shënoi gol shumë të bukur pas asistimit të Cavajal (1-0).

Edhe pse kishte raste pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nisi me gol, ku Ronaldo shënoi në minutën e 50-të pas asistimit të Bale (2-0).

Nuk vonoi shumë dhe Dormund ngushtoi rezultatin në 2-1 me Aubameyang (54’).

Gjermanët kishin raste me Gotze dhe Aubameyang për ta barazuar rezultatin, por që nuk arritën të shënonin.

Ishte Ronaldo që këputi shpresat e vendasve me golin e realizuar në minutën e 79-të. Goli i dytë në këtë ndeshje, ndërsa i katërti këtë edicion.

Deri në fund nuk kishte gola dhe Reali siguroi fitoren e dytë dhe u ngjitë në kuotën e gjashtë pikëve. Dormund mbetet pa pikë./Telegrafi/  

https://twitter.com/shadd_e/status/912764990557265920

https://www.youtube.com/watch?v=a7rq3_BsOT8&feature=youtu.be

https://twitter.com/E_STADIUMElite/status/912777353708703744

https://twitter.com/BlogCBB/status/912777504527720448

Exit mobile version