Telegrafi

Real Madridi fiton pa shumë vështirësi ndaj Mallorcas dhe rikthen pozitën e parë në La Liga

Foto: Real Madrid CF/Twitter

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Mallorcas me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidane ka vazhduar serinë e fitoreve dhe pas triumfit ndaj Mallorcas ka rikthyer përsëri pozitën e parë në tabelë.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë më të mirë të Real Madridit që përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 19-të dhe ishte Vinicius Junior, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë për 1-0 pas asistimit të Luka Modric.

Në pjesën e dytë, Mbretërit vazhduan me lojë më të mirë, menaxhuan lojën dhe arritën të shënojnë edhe një gol tjetër.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënuan në minutën e 56-të dhe ishte mbrojtësi Sergio Ramos, i cili shënoi supergol nga goditja e dënimit për 2-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten në pozitën e parë me 68 pikë, po aq sa ka edhe Barcelona e dyta, ndërsa Mallorca renditet e 18-ta me 26 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos udhëtojnë te Espanyoli, ndërsa Mallorca udhëton te Athletic Bilbao. /Telegrafi/

https://twitter.com/RealmadridOnTap/status/1275902009120440321