Real Madridi ka arritur të shënojë fitore ndaj Villarrealit me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në La Liga.
Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane ka arritur t’i kthehet fitoreve në kampionat pas dy ndeshjeve, duke triumfuar në Santiago Bernabeu.
Ndeshja nisi me një gol të shpejt të vendasve, të cilët pas vetëm dy minutave arritën të shënojnë me anë të Mariano Diaz për 1-0.
Megjithatë, mysafirët arritën të kthehet në lojë në minutën e 11-të me anë të Gerard Moreno që shënoi për 1-1, ndërsa Jesus Vallejo (40′) qoi Reali në pushim me epërsi 2-1.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, ku përveç rasteve të krijuara, të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.
Fillimisht ishin vendasit që shënuan me anë të Marianos (49′) për 3-1, ndërsa në minutat shtesë ishte Jaume Costa që vulosi rezultatin përfundimtar 3-2.
🏁 FT: @realmadrid 3-2 @VillarrealCF
⚽ @marianodiaz7 2', 49', @JesusVallejo 40'; Gerard 11', Costa 90'+4'#Emirates | #HalaMadrid pic.twitter.com/2L7AOsSbR2— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 5, 2019
Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten në pozitën e tretë me 68 pikë, ndërsa Villarreali renditet i 15-ti me 40 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Mbretërit udhëtojnë te Real Sociedadi, ndërsa Villarreali e pret Eibarin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Qg1hMnY_HGE