Real Madridi ka shënuar fitore në përballje me Sporting Lisbonën me rezultat 2-1.
Ndeshja ishte e zjarrtë dhe me raste nga të dyja palët. Ishte një ndeshje ku u rikthyer në Lisbonë edhe Cristiano Ronaldo për të cilin ishte organizuar një pritje e bukur nga tifozët.
Qetësinë e ndeshjes e prishi Rafael Varane me një gol në minutën e 29-të.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndërsa e dyta ishte shumë e zjarrtë.
Fillimisht nga loja u largua Joao Pereira pas kartonit të kuq. Ai sulmoi me grusht Kovacicin.
Por këtu nuk u mbyll ndeshja, pasi Adrien Silva shënoi nga pika e bardhë në minutën e 78-të.
Por barazimin portugezëve ia mohoi Benzama me një gol në minutën e 87-të.
Real Madridi kalon grupin pas kësaj fitoreje, por mbetet pas Borussia Dortmundit./Telegrafi/
https://twitter.com/OMGitsRICHI/status/801177224372068352