Real Madridi ka fituar në minutat shtesë me rezultat 1-0 në sfidën hapëse të tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Union Berlinit.
Vendasit e filluan më mirë ndeshjen, me rastin e parë serioz në minutën e 3-të të takimit përmes Joselus i cili goditi mjaft mirë me kokë, por ishte portieri mysafir Ronnow ai i cili e ndali me sukses atë.
Madrilenët kishin kontrollin total të ndeshjes por ishte e vështirë por të mos thënë e pamundur që të thyhet mbrojtja e hekurt e ekipit gjerman.
Deri në fund të pjesës së parë, Real Madrid pati disa raste shënimi por pa arritur të shënojë gol.
Me këtë rezultat të barabartë 0-0 përfundoi edhe pjesa e parë.
⏸️ HT: @realmadriden 0-0 @fcunion_en #UCL pic.twitter.com/4LYMRtFM1g
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 20, 2023
Me të filluar pjesa e dytë, Real Madridi vihet në ofanzivë për të kërkuar avantazhin.
Ata goditën shtyllën tre herë gjatë kësaj pjese. Fillimisht me anë të Rodrygo Goes, e më pas në dy raste tjera me Joselun.
Ancelotti bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, teksa futi në fushën e lojës Brahim Diaz, Toni Kroos, Federico Valverde dhe Fran Garcia, zëvendësime këto që i dhanë ndeshjes një ngjyrë tjetër.
Po luheshin sekondat e fundit të ndeshjes ku pas një tollovie të krijuar në zonën e Union Berlinit, Jude Bellingham shfrytëzon rastin për ta dërguar topin në portën bosh dhe për t’i dhuruar fitoren Los Blancos me rezultat 1-0.
Real Madrid tashmë do të fokusohet në kampionat, aty ku do i presë një ndeshje mjaft e komplikuar ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid. /Telegrafi/
JUDE BELLINGHAM WHO ELSE? pic.twitter.com/UjmX30YRgf
— TC (@totalcristiano) September 20, 2023