Real Madridi ka kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Mbretit, pasi mposhti 3-1 Unionistas.
Gareth Bale ishte ai që i kaloi Los Blancos në epërsi në minutën e 18-të, e që ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Unionistas e filluan më mirë 45 minutëshin e dytë, duke i barazuar shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Alvaro Romero Morillo (57’).
Vendasit ishin të pafat në minutën e 62-të, ku Gongora shënoi auto-gol, për ta rikthyer kështu epërsinë e Los Blancos.
Mbretërit arritën që vulosnin fitoren në minutën e 90’+2 me një gol të bukur nga Brahim Diaz, për ta mbyllur kështu takimin e me fitore bindëse.
Real Madridi i është bashkuar Barcelonës në 1/8 e finales në Kupën e Mbretit, pasi edhe ata fituan 2-1 ndaj UD Ibizas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yDnPn0juY1w
https://www.youtube.com/watch?v=FLDXig80RZo