Telegrafi

Real Madridi fiton mes vuajtjeve në udhëtim te Huesca

Foto: Real Madrid/Twitter

Real Madridi ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Huesca në kuadër të javës së 15-të të La Ligas.

Mbretërit kanë vazhduar me fitore edhe në ndeshje ndaj Huescas pas fitores së madhe në ndeshjen e fundit ndaj Valencias.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrave, por mysafirët e bënë diferencën me një gol të shënuar.

Goli i Los Blancos erdhi pas tetë minutave lojë dhe ishte Gareth Bale që shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Alvaro Odriozolas.

Huesa pati rast të mirë për të barazuar rezultatin në minutën e 17-të, por goditja e fortë e Ezequiel Avila u prit nga Thibaut Courtois.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, me Huescan për një nuancë më të mirë pasi tentonte barazimin dhe Realin që luante për menaxhimin e rezultatin.

Megjithatë, Mbretërit e arritën këtë mes vuajtjeve pasi pas 90 minutave mori një fitore të madhe me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Reali ngritet në pozitën e katërt me 26 pikë, ndërsa Huesca mbet në vendin e fundit me vetëm shtatë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Mbretërit e presin në shtëpi Rayo Vallecanon, teksa Huesca luan në shtëpi ndaj Villarrealit. /Telegrafi/