Real Madridi ka arritur fitore minimale 1-0 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Espanyolit, e vlefshme për javën e pestë në La Liga.
Skuadra e Julen Lopeteguit ka vazhduar serinë pozitive duke marrë edhe fitore e katërt nga pesë ndeshje, ku ka edhe një barazim.
Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha në të mirë të Mbretërve, të cilët përveç rasteve të shumta të krijuara gjetën edhe një gol.
Luhej minuta e 41-të e ndeshjes kur Marco Asensio shënoi një gol të bukur për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
41' | 1-0 | ¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL de @marcoasensio10! #RMLiga | #HalaMadrid pic.twitter.com/mOvbQKOdzL
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 22, 2018
Në pjesën e dytë, edhe Espanyoli pati rastet e veta për gol, ku një të tillë pati në minutën e 65-të, por goditja e Borja Iglesias u ndal nga shtylla.
Në minutat në vazhdim, Real Madridi arriti mirë ta menaxhojë lojë dhe të krijoj disa raste tjera, por gola nuk pati dhe në fund u desh të kënaqen me një fitore 1-0.
Pas kësaj fitore, Los Blancos marrin primatin e La Ligas me 13 pikë apo një më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak, ndërsa Espanyoli zë vendin e gjashtë me shtatë pikë.
Real Madridi në ndeshjen e radhës do të luaj në udhëtim te Sevilla, ndërsa katalunasit e presin Eibarin. /Telegrafi/
https://twitter.com/PutriPratamaCR7/status/1043587066255179776