Real Madrid ka fituar pas shumë vështirësive ndaj Real Betisit me rezultat të ngushtë 2-1 dhe ka fituar kreun e kampionatit.
Skuadra e Zinedine Zidanes ka fituar në fund ndaj Betisit pas shumë vuajtjeve dhe rasteve të humbura.
Real Betis kaluan të parët në epërsi duke befasuar ‘Mbretërit’ me golin e Antonio Sanabrias, i cili shënoi në minutën e 25 pas një gabimi amatoresk të portierit Keylor Navas dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi prej 1-1.
Megjithatë, ishte Cristiano Ronaldo, i cili u përkujdes që të barazoj rezultatin me një gol të bukur me kokë në minutën e 41 dhe skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, Reali e dominuan ndeshjen dhe kërkuan me cdo kusht fitoren ndaj Betisit dhe atë e gjetën në minutat e fundit.
Ishte kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, i cili ia siguroi fitoren skuadrës së tij me një gol të bukur me kokë të shënuar në minutën e 81 pas asistimit të Toni Kross.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste të tjera, por portat mbetet ta paprekura më dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Realit me rezultat 2-1.
Pas kësaj fitore, ‘Mbretërit’ udhëheqin La Ligan me 62 pikë apo dy më shumë se Barcelona në vend të dytë, ndërsa Betisi renditet në vendin e 14 me 28 pikë. /Telegrafi/