Site icon Telegrafi

Real Madridi i falët Casemiros, fitore minimale si mysafir i Valladolid

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Valladolid si mysafir me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 25-të të La Ligas.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që rrezikuan që në minutën e 7-të me Saidy Janko, por portieri Thibaut Courtois bëri një pritje sensacionale.

Dy raste për Real Madridi në këtë pjesë lojë i kishte Mariano Diaz, por nuk kishte sukses.

 

Në pjesën e dytë sërish rrezikuan Valladolid me Fabian Orellana, por sërish Courtois ishte në vend.

Goli erdhi në minutën e 66-të, kur Toni Kroos harkoi bukur në zonë ku më së miri u gjend Casemiro që shënoi për 1-0.

 

Valladolid tentuan të kthehen në lojë me Shon Weissman, por fati nuk ishte me ta.

Me këtë fitore Real Madridi ka 45 pikë, tri më pak se Atletico Madrid, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version