Kampioni i Evropës, Real Madridi ka rritur çmimet e biletave në nivele rekord pasi nënshkroi yllin francez Kylian Mbappe muajin e kaluar.
Përkatësisht, për dhjetë ditë Reali do ta presë Valladolidin në ndeshjen e parë në shtëpi të këtij sezoni dhe për të parë sulmuesin 25-vjeçar duhet të shpenzoni nga 95 deri në 210 euro.
Valladolid u rikthye nga liga e dytë dhe për një ndeshje kundër një kundërshtari të tillë në Santiago Bernabeu sezonin e kaluar u desh të ndaheshin të paktën 55 euro.
Mbappe kaloi si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me skuadrën franceze PSG dhe Reali nuk e bëri të ditur pagën e tij.
Megjithatë, skuadra është plot me shumë yje të tjerë ndërkombëtarë, si 21-vjeçari Jud Bellingham dhe 23-vjeçari Vinicius Junior.
Ndonëse vitet e fundit shikimi i futbollistëve të tillë drejtpërdrejt ka qenë tashmë i shtrenjtë për tifozin mesatar të futbollit në Madrid, nuk ka qenë kurrë si tani.
Bileta vjetore për pjesën më të lirë të stadiumit kushton 650 euro, që është një rritje prej 50 eurosh në krahasim me sezonin e kaluar, ndërsa abonimi vjetor për pjesën më të shtrenjtë të stadiumit është 1650 euro dhe më parë ishte 1500 euro.
Ndërkohë drejtuesit e klubit janë të bindur se tribunat do të mbushen pavarësisht pakënaqësisë për rritjen e çmimit. /Telegrafi/