Telegrafi

Real Madridi ‘ëndërron’ rikthimin ndaj Man Cityt dhe kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, formacionet e mundshme

Manchester City dhe Real Madridit luajnë sot (e premte) në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Santiago Bernabeu përfundoi me fitoren e Qytetarëve me rezultat 2-1.

Në ndeshjen kthyese, e cila vjen pas gati pesë muajsh do të zhvillohet në Etihad me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Zinedine Zidane synon befasinë dhe një rikthim të rezultat ndaj Cityt të Pep Guaridolas që gjithashtu shpreson në kualifikimin tutje.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të paraqiten me formacionet më të mira të mundshme, edhe përkundër disa mungesave të rëndësishme.

Man City (4-3-3): Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Jesus, Sterling

Real Madridi (4-3-3): Courtois; Carvajal, Varane, Militao, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Hazard

/Telegrafi/