Telegrafi

Real Madridi edhe zyrtarisht në Shqipëri – bashkëpunimi prezantohet nga Alvaro Arbeloa

Alvaro Arbeloa, ambasadori i Real Madridit dhe trajneri U-19, pritën Xhuliano Kondën nga GK Sport në Real Madrid Sport City për të shpalosur programin e parë të shkolla edukative të futbollit që do të mbahet nga data 10 deri më 14 qershor në Shqipëri.

Fitimet nga këto aktivitete do të mbështesin projektet socio-sportive që Fondacioni “Real Madrid” po zhvillon në rajon për fëmijët e talentuar.

Për herë të parë Fondacioni “Real Madrid” viziton Shqipërinë për një klinikë.

Lexo po ashtu Në orë, ditë, javë, muaj dhe vit - publikohen detajet e pagës së Mbappes te Real Madridi

Një trajner nga Fondacioni do të udhëtojë në vend për të ndjekur të rinjtë që duan të jetojnë një eksperiencë unike përmes futbollit dhe të mësojnë vlerat me metodologjinë edukative të Fondacionit.

Kjo shkollë u ofron fëmijëve mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre të futbollit përmes trajnimeve specifike nën drejtimin e trajnerëve të trajnuar në metodologjinë e organizatës.

Të gjithë ata janë të miratuar nga Departamenti i Sporteve të Real Madridit. /Telegrafi/