Telegrafi

Real Madridi e shikon Xabi Alonson si opsion për trajner të ardhshëm të ekipit

Real Madridi do të monitorojë me vëmendje përparimin e Xabi Alonso si trajner i Bayer Leverkusen në Bundesliga.

Ish-mesfushori i Los Blancos u emërua nga gjigantët e Bundesligës javën e kaluar pas shkarkimit të trajnerit Gerardo Seoane.

Pas tërheqjes së tij nga loja aktive, Aonso drejtoi skuadrën U14 të Real Madridit në sezonin 2018/19, përpara se të kthehej në klubin e tij të fëmijërisë Real Sociedad.

Ai udhëhoqi ekipin rezervë të baskëve në një promovim të parë mbresëlënës në Segunda Division në 60 vjet gjatë vitit 2021.

Pavarësisht lidhjeve me një punë të mundshme në ekipin e parë në Spanjë, pasi u largua nga Sociedadi në maj, ai vendosi të pranonte sfidën e një roli në Gjermani.

Megjithatë, sipas raportimeve nga ESPN, Real Madridi e ka shtuar Alonson në një listë të gjatë të zëvendësuesve të mundshëm, pasi planifikon për jetën pas Carlo Ancelottit.

Los Blancos do ta emëronin Alonson nëse ai bën përshtypje të mirë në “Bay Arena”.

Kontratat e tyre përkatëse janë të dyja në vitin 2024 dhe Ancelotti ka lënë të kuptohet se do të pensionohet kur të mbarojë marrëveshja e tij. /Telegrafi/