Site icon Telegrafi

Real Madridi e sheh si të pashmangshme zvogëlimin e pagave të lojtarëve

Edhe Real Madridi do u bashkohet klube tjera evropiane për të zvogëluara pagat e lojtarëve.

Coronavirusi ka ndikuar në ekonominë e klubeve evropiane dhe tashmë kanë filluar t’i përgjysmojnë pagat e lojtarëve.

El Pais raporton se Florentino Perezi ka mbajtur një takim me kapitenin Sergio Ramos për të diskutuar rreth vendimit për t’i ulur pagat.

Karim Benzema (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Real Madridi thuhet se shpërndanë paga për 800 persona, duke llogaritur këtu edhe klubin e basketbollit.

Lexo po ashtu Gjesti madhështor i Messit dhe futbollistëve të Barçës: E ulim pagën 70 për qind, do të kontribuojmë që punonjësit e klubit të marrin pagat e plota

Barcelona, Atletico Madridi dhe Espanyoli tashmë kanë marrë vendim për t’i ulur pagat e lojtarëve, në mënyrë që të mos futen në krizë financiare.

Katalunasit kanë reduktuar pagat e lojtarëve në 70 për qind, derisa madrilenët do të shkojnë në vetëm 50 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version