Telegrafi

Real Madridi e rrit fushën për ndeshjen me Wolfsburgun (Foto/Video)

Real Madridi është gati të bëjë gjithçka vetëm të arrij të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Drejtuesit e Real Madridit duan të eliminojnë Wolfsburgun dhe të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata për të arritur këtë po mundohen të shfrytëzojnë edhe fushën, ku kanë ndryshuar dimensionet e saj.

Nga frika se Wolfsburg do të mbyllet në mbrojtje, Reali ka zgjeruar fushën, për të ofruar hapësirë më të mëdha për sulmuesit e saj.

Mbetet të shihet nëse kjo do të ketë sukses në fund.