Site icon Telegrafi

Real Madridi e mbyll sezonin në La Liga me barazim ndaj Villarrealit

Real Madrid (Getty Images)

Real Madridi nuk ka mundur të shkoj më shumë se një barazim 2-2 në udhëtimin e tyre te Villarreali në javën e fundit të sezonit 2017/18 në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi mysafirëve të Real Madridit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 11-të dhe kishte për autor Gareth Bale, i cili i kaloi Mbretërit në epërsi 0-1.

Gareth Bale (Getty Images)

Listës së shënuesve iu shtua edhe Cristiano Ronaldo (32′), i cili shënoi nga afërsia për 0-2 pas asistimit të Marcelos.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Në pjesën e dytë, ishte Villarreali që ngiri nivelin e lojën dhe arriti të shënoj dy gola.

I ngushtimit të epërsisë 1-2 erdhi në minutën e 79-të me shënues Roger Martinezin, ndërsa në minutën e 85-të ishte Samu Castillejo që barazoi 2-2.

Duel gjatë ndeshjes (Getty Images)

Deri në fund të takimit pati edhe raste tjera për gol, por në fund skuadrat u ndan në paqe, pra barazim 2-2.

Kështu, Real Madridi e përfundon kampionatin në vendin e tretë me 78 pikë, ndërsa Villarreali në të pestin me 61 pikë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version