Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Cadiz me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 14-të të La Ligas.
Fillimi i ndeshjes nuk ishte edhe aq i mirë, ku munguan rastet konkrete.
Real Madridi arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 40-të, kur harkimit të Toni Kroos iu përgjigj më së miri Eder Militao që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/TheRMVideosHD/status/1590828710101676033
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mbretërve.
Në minutën e 70-të, ishte Kross që shënoi kësaj radhe për 2-0.
https://twitter.com/DanyalMohamme18/status/1590833265006776320
Por ndeshja u hap në minutën e 82-të, kur Lucas Perez shënoi për 2-1.
Minutat e mbetura nuk sollën më gola dhe Real Madridi mori një fitore të rëndësishme që e mban në vendin e dytë me 35 pikë, dy më pak se Barcelona. /Telegrafi/