Real Madridi është duke kërkuar një trajner të ri, pas shkarkimit të Zinedine Zidanes.
Los Blancos nuk ishin të kënaqur me trajnerin francez, andaj vendosën që t’i ndajnë rrugët edhe një herë.
Tani, Cadena Cope raporton se Real Madridi e shikon mundësinë e rikthimit të Carlo Ancelottit në krye të skuadrës.
Ishte pikërisht italiani që e rikthye trofeun e Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu, pas afro dhjetë vitesh.
Andaj, Florentino Perez beson se trajneri aktual i Evertonit mund ta rikthejë sërish trofeun në Madrid, mirëpo fillimisht duhet të arrij marrëveshje me klubin anglez.
Në listën e Real Madridit është edhe Antonio Conte, një tjetër italian, mirëpo ish-trajneri i Interit është një njeri i pa kompromis dhe kërkon t’i ketë të gjitha punët në duart e tij rreth skuadrës.
Andaj, opsion më i mirë për ta mbetet Ancelotti edhe pse një lëvizje mund të bëhet edhe për Joachim Low, që pas Euro 2020 largohet nga Gjermania. /Telegrafi/