Telegrafi

Real Madridi e konfirmon Vallejon si zëvendësues të Pepes

Real Madridi e ka konfirmuar se Jesus Vallejo do të kthehet në sezonin 2017/18 në klubin e tyre.    

Ai ishte pjesë e Eintracht Frankfurtit në sezonin e shkuar, ndërsa kishte pësuar një lëndim në shkurt.

Pepe është larguar nga Santiago Bernabeu, ndërsa Vallejo ka ardhur me rekomandim të Zinedine Zidanes si zëvendësues.

Ai do të mundohet të gjejë minuta në mbrojtjen e Realit me emra si Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Nacho Fernandez.

Vallejo do të luajë në Euro U21 si zgjedhja e parë e Spanjës. /Telegrafi/