Real Madridi e ka kontaktuar Andre Villas-Boas për ta marr si zëvendësues të Zinedine Zidanes.
Trajneri 40 vjeçar u largua nga klubi kinez i Shanghai SIPG në nëntor.
Ai kishte refuzuar të nënshkruajë rinovim të kontratës dhe për një vit, përpara se të garonte në Rallyin e Dakar 2018.
Një raportimeve të Marca dhe RMC Sport, trajneri portugez është kontaktuar nga klubi për vendin e trajnerit që ka mbetur i zbrazët.
Villas-Boas e filloi karrierën e tij të trajnerit në Portugali me Academica, pastaj edhe te Porto.
Pas sukseseve me Porton ku e fitoi titullin, Kupën dhe Ligën e Evropës, shumë klube u vunë pas tij.
Ai ka qenë trajner te Chelsean, ku nuk kishte arritur ta menaxhonte situatën pasi yjet e skuadrës si Frank Lampard dhe John Terry ishin kundër tij.
Pastaj ai ishte trajner te Tottenhami dhe Zenit Saint Petersburg, përpara se të niset në Shangai në vitin 2016. /Telegrafi/