Telegrafi

Real Madridi e ka bërë gati skuadrën për 10 vitet e ardhshme, blerjet e reja dhe të rinjtë aktual do të formojnë një super skuadër (Foto)

Dy blerjet e reja të Real Madridit, Theo Hernandez dhe Vinicius Jr., ka treguar se klubi mbretëror po mendon edhe për 10 vitet e ardhshme. 

Me dy Liga të Kampionëve të fituara në tre vitet e fundit, skuadra nga Madridi dëshiron të vazhdojë të jetë në krye.

Francezi i lindur në vitin 1997 dhe brazilian i lindur në vitin 2000, janë lojtarë perspektivë.

Aty është edhe Marco Asensio, që ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich. Edhe ky ka lindur në vitin 1996.

Por së do të duket Real Madridi në vitin 2020?

David De Gea, pritet të jetë portier, ndërsa në mbrojtja do të ketë emra si Carvajal (92), Vallejo (97), Varane (93) dhe Theo (97).

Marcos Llorente (95), Kovacic (94), Isco (92) në mesfushë.

Sulmi pritet të përbëhet me emra si Vinicius (2000), Asensio (96) dhe Morata (92).

Emra të tjerë që përfliten janë edhe uruguaiani Valverde, dhe paraguaiani, Sergio Diaz.

Po ashtu nuk duhet të harrohet edhe Martin Odegaard, i cili është në huazim. /Telegrafi/