Telegrafi

Real Madridi e blindon me kontratë të re Camavingan, i vendos klauzolë të çmendur

Eduardo Camavinga do të mbetet edhe për shumë vite pjesë e gjigantit spanjoll Real Madrid.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me mesfushorin francez edhe për gjashtë vite të tjera, deri në qershor të vitit 2029.

20-vjeçari është pjesë e Los Blancos që nga viti 2021 dhe është bërë një futbollist shumë i rëndësishëm për madrilenët.

Ai do të mbetet gjatë në Santiago Bernabeu, pasi Real Madridi i ka vendosur një klauzolë të çmendur lirimi prej 1 miliardë eurove.

Faqja zyrtare e Realit Madridit ka njoftuar për vazhdimin e kontratës së francezit në prani të presidentit madrilen Florentino Perez.

“Real Madrid CF dhe Camavinga kanë rënë dakord për të zgjatur kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2029:.

“Camavinga mbërriti në Real Madrid në vitin 2021, vetëm 18 vjeç, dhe në dy sezonet e tij të parë ai ka fituar 6 tituj. : 1 Champions League, 1 Botëror për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 1 Ligë, 1 Copa del Rey dhe 1 Superkupë Spanjolle”.

“Në vetëm 20 vjeç, ai ka luajtur tashmë 114 ndeshje duke mbrojtur fanellën e Real Madridit. Ai u nominua për Golden Boy në 2021 dhe 2022, dhe për Trofeun Kopa në 2022 dhe 2023”, thuhet në njoftimin e skuadrës madrilene. /Telegrafi/