Site icon Telegrafi

Real Madridi doli me dy lojtarë të dëmtuar nga fitorja ndaj Liverpoolit

Real Madridi shënoi fitore ndaj Liverpoolit në Anfield me rezultat 5-2, duke bërë hap të madh drejt çerekfinales.

Por nga kjo ndeshje dolën të lënduar dy nga yjet e skuadrës.

Los Blancos kanë konfirmuar fillimisht lëndimin e David Alabas në biceps, ku ai pritet të mungojë për një muaj dhe do të humb edhe El Clasicon në Kupën e Mbretit.

“Pas analizave të kryera sot tek David Alaba nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, është konstatuar se lojtari ka një dëmtim muskulor të bicepsit të femorisit të djathtë. Përparimi i tij duhet të monitorohet”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, edhe Rodrygo është lënduar dhe do të mungojë për dhjetë ditë. Ai do të humbasë derbin e Madridit dhe me shumë mundësi ndeshjen e parë të El Clasicos në Kupën e Mbretit.

Lexo po ashtu Nga Bayern Munich te Real Madridi dhe Interi - Zbulohen shanset e klubeve që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit

“Pas analizave të kryera sot te Rodrygo nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, është konfirmuar një dëmtim në muskulin e majtë. Progresi i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version