Telegrafi

Real Madridi me disa mungesa ndaj Villarealit, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për takimin në mes të Villarealit dhe Real Madridit në kuadër të javës së tretë në La Liga.

Ndeshja që zhvillohet në stadiumin ‘Estadio de la Ceramica, do të fillojë në ora 21:00, e që do të jetë më e rëndësishmja në këtë xhiro.

Villareali në këtë përballje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Alberto Morenos, që është i lënduar.

Los Blancos nga ana tjetër do të jenë pa lojtarët si, Marco Asenso, Eden Hazard dhe James Rodriguez, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Villarealit:Fdez, Gaspar, Albiol, Pau, Gerard, Cazorla, Iborra, Chukwueze, Quintilla, Ekambi, Gomez.

Formacioni startues i Real Madridit: 13. Courtois 2. Carvajal 4. Ramos 5. Varane 8. Kroos 9. Benzema 11. Bale 14. Casemiro 17. Lucas Vázquez 18. Jović 23. Mendy. /Telegrafi/