Telegrafi

Real Madridi me disa mungesa ndaj Villarealit – formacionet zyrtare

Real Madridi do të jetë mysafir i Villarealit për takimin që luhet në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 16:15, do të luhet në stadiumin “Estadio de la Ceramica”, me Los Blancos që shihen si favoritë në letër.

Për këtë ballafaqim, Villareali do të jetë pa Francis Coquelin, Gerard Moreno dhe Rodrido Pena, që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, madrilenët nuk mund të llogarisin në Karim Benzeman, Mario Diazin dhe Ferland Mendyn, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet zyrtare

Villareal: Rulli, Albiol, Pau, Parejo, Foyth, Iborra, Chukwueze, Danjuma, Los Celso, Alberto, Pedraza.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Asensio, Marcelo, Casemiro, Valverde, Bale, Vinicius. /Telegrafi/