Telegrafi

Real Madridi me disa mungesa ndaj PSG në Ligën e Kampionëve – formacionet e mundshme

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain do të zhvillojnë sot (26 nëntor) përballjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos do të presin skuadrën franceze në Santiago Bernabeu në sfidën që fillon në ora 21:00.

Zinedine Zidane në këtë takim do të jetë pa lojtarët si, Marco Asensio, Lucas Vasquez, Nacho dhe James Rodriguez, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, parisienët do të jenë pa Lavyin Kurzawa dhe Mbe Soh, që po ashtu janë të lënduar.

PSG tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi është lider i Grupit A me 12 pikë, Reali me shtatë, Club Brugge me dy dhe Galatasaray me një.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Rodrygo.

Formacioni mundshëm i PSG-së: Navas; Meunier, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos, Gueye; Neymar, Mbappe, Di Maria. /Telegrafi/