Telegrafi

Real Madridi dhe Luka Modric kanë arritur marrëveshje për rinovim të kontratës

Siç raporton gazeta spanjolle AS, Real Madrid dhe Luka Modric kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për të zgjatur kontratën e mesfushorit kroat.

Kontrata e Modric skadon në qershor të këtij viti, ku do të mbetej lojtar i lirë, por me formën e treguar ka bindur drejtuesit e klubit.

35-vjeçari ka gjetur një marrëveshje me Los Blancos për rinovimin e kontratës edhe një vit.

Vlen të thuhet se kroati ka pranuar edhe uljen e pagës që iu propozua nga kryesia e klubit.

Tani për tani vetëm njoftimi zyrtar mungon nga klubi. /Telegrafi/