Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen me short të vështirë në Ligën e Kampionëve, pasi ka kundërshtarë shumë të fort që vijnë nga vazo e parë.
Janë kualifikuar në mënyrë direkt 26 ekipe për sezonin e ardhshëm në fazën e grupeve, ndërsa dy vende janë të rezervuara për fituesin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Këtë sezon, megjithatë, të dy finalistët e Ligës së Kampionëve tashmë janë kualifikuar përmes pozitave të tyre në kampionatet vendase.
Kështu që një vend do të shkojë tek kampionët e Bundesligës së Austrisë, federata e të cilëve zë vendin e 11 në renditjen e UEFA -s.
Italia, Spanja, Anglia dhe Gjermania do të kenë katër përfaqësues secila.
Valencia ✔
Chelsea ✔
Lille ✔
Galatasaray ✔2019/20 group stage as it stands 👇👇👇#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 20, 2019
Dy të parët nga Franca dhe Rusia do të shkojnë direkt, së bashku me kampionët nga Portugalia, Ukraina, Belgjika dhe Turqia.
Vazo e parë do të ketë skuadra të tilla si Barcelona, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Zenit Saint Petersburg, Liverpool ose Tottenham Hotspur dhe Chelsea ose Arsenal.
🏆 The 2019 #UCLfinal is set! 🏆
Tottenham 🆚 Liverpool#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 8, 2019
Real Madridi dhe Atletico me shumë gjasë do të jenë në vazon e dytë dhe do të kenë kundërshtarë nga këta lartë. /Telegrafi/