Telegrafi

Real Madridi dëshiron vetëm fitore në shtëpi ndaj Alavesit, formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Deportivo Alavesi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Los Blancos janë nikoqir të Alavesit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Santiago Bernabeu nga ora 21:00.

Ekipi i Carlo Ancelottit vjen nga një barazim me Villarrealin dhe synon t’i kthehet fitores për të mbajtur epërsinë më ndjekësit në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët kanë marrë një fitore të madhe në ndeshjen e fundit pas tri humbjeve radhazi dhe dëshiron të vazhdoj me rezultate pozitive për t’i ikur fundit të tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Casemiro, Valverde, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr;

Alaves: Pacheco; Tengalia, Miazga, Lejuene, Duarte; Pena, Escalante; Jason, Loum, Rioja; Joselu; 

/Telegrafi/