Telegrafi

Real Madridi dëshiron që Sergio Ramos të qëndrojë edhe për shumë vite në Bernabeu

Real Madridi i ka bërë me dije Sergio Ramosit se e dëshiron qëndrimin e tij edhe për shumë vite në Santiago Bernabeu.

Drejtori Emilio Butragueono ka thënë se ata janë të kënaqur me paraqitjet që po bën kapiteni i tyre dhe janë të vendosur që t’i ofrojnë një marrëveshje të re.

Kontrata aktuale të reprezentuesit të Spanjës skadon në verën e vitit 2021 dhe besohet se do të nënshkruajë edhe për dy vite të tjera.

“Ramos është një kapiten i mrekullueshëm, një legjendë e klubit dhe ne jemi të kënaqur me të”, ka thënë Butragueno.

“Është një nder që është lojtar i Real Madridit dhe ne dëshirojmë që ai të qëndrojë me ne edhe për shumë vite”, ka shtuar më tej ai.

Ramos e mori shiritin e kapitenit në vitin 2015, pasi atë e mbante Iker Casillas që u largua në drejtim të Portos. /Telegrafi/