Real Madridi ka njoftuar publikun pas testeve të para mjekësore të Eden Hazard.
Hazardi u largua nga loja pas 68 minutash pasi një dueli me mbrojtësin e Paris Saint-Germain dhe bashkëkombësin e tij Thomas Meunier.
Zinedine Zidane deklaroi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes se ai është i shqetësuar nga dëmtimi, por testet kanë zbuluar se dëmtimi nuk është aq i keq sa frikësoheshin.
“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Eden Hazard nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një fryrje të jashtme në këmbën e djathtë”.
“Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.
Sipas mediumit Diario AS, Hazard do të humbasë vetëm lojërat e ardhshme kundër Alavesit dhe Espanyolit, por do të jetë i gatshëm për tu përballur me Valencian dhe Barcelona më vonë gjatë muajit dhjetor. /Telegrafi/
Hazard medical report.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) November 27, 2019