Telegrafi

Real Madridi del me deklaratë rreth lëndimit të Vinicius Jr

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht në lidhje me shkallën e dëmtimit të sulmuesit brazilian, Vinicius Junior, i cili pritet të mungojë së paku dy muaj.

Vinicius Jr u lëndua mëngjesin e së premtes në humbjen e Brazilit nga Kolumbia me rezultat 2-1.

Lëndimi i sulmuesit brazilian u tha se është i njëjtë me atë të fillimit të sezonit dhe tani Los Blancos kanë dalë me komunikatë.

“Pas testeve të kryera sot nga Real Madridi, Vinicius Jr është diagnostikuar me një këputje në bicepsin femoral me prekje të tendinit e kofshës në këmbën e majtë”.

“Shërimi i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Sipas Fabrizio Romanos, Real Madridi pret që Vinicius Jr të jetë jashtë për të paktën dy muaj ose dy muaj e gjysmë në bazë të procesit të rikuperimit.

Kjo është një goditje tjetër e madhe për madrilenët pas dëmtimit të Eduardo Camavinga, që pritet gjithashtu të mungoj deri në janar. /Telegrafi/