Joan Martinez ka nënshkruar një kontratë të re me Real Madridin deri në vitin 2026.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që rinovoj kontratën time me këtë klub të madh, më të mirën në botë.
Tani, me më shumë dëshirë se kurrë, jam gati për gjithçka që do të vijë. Hala Madrid”, ka shkruar lojtari në Instagram.
17-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të akademisë. Ai mund të ishte pjesë e ekipit të parë këtë sezon, por pësoi një lëndim të rëndë.
Mbrojtësi ka të ngjarë të nënshkruajë një marrëveshje më të gjatë me Real Madridin pasi të mbushë 18 vjeç në gusht 2025.
Qendërmbrojtësi bëri disa paraqitje për bardhezinjtë në fazën përgatitore. Ai është pjesë e klubit që nga viti 2023. /Telegrafi/
🚨⚪️ Official, confirmed. Joan Martínez has signed new deal until 2026 at Real Madrid: “I’m very happy and excited to renew my contract with this great club, the best in the world”.
“Now, with more desire than ever, I’m ready for everything to come”. pic.twitter.com/bKkRXYyzuo
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 11, 2024