Telegrafi

Real Madridi beson shumë në dy fituesit e Kupës së Botës

Julen Lopetegui është në një situatë të vështirë te Real Madridi pas largimit të Cristiano Ronaldos, megjithatë gjërat janë bërë paksa më të lehta te Los Blancos, pasi në mbrojtje kanë dy kampion të botës.

Sergio Ramos dhe Raphael Varane janë krenari e klubit, pasi të dy e kanë fituar Kampionatin Botëror.

Ramos u kthye në Estadio Santiago Bernabeu në vitin 2010, i freskët nga suksesi i Spanjës në Afrikën e Jugut, dhe çifti tani do të luajnë së bashku te Real Madridi në Superkupën e UEFA në Talin të mërkurën.

Pa dyshim, kjo dyshe është një nga pikat më të forta të Real Madridit, sidomos pasi ata kanë luajtur shumë futboll së bashku gjatë gjithë sezonit 2017/18.

Largimi i Pepes i dha shumë hapësira francezit që ka vazhduar me rritjen e tij si lojtar.

Pasi ka fituar tashmë katër Liga të Kampionëve me vetëm 25 vjet, Varane ka potencial të jetë një nga lojtarët më të suksesshëm të Los Blancos.

Ai është kthyer vonë nga pushimi pas Botërorit, por francezi mund të luajë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit në Estoni.

Lopetegui mund të mos e fusë nga minuta e parë, por së shpejti ata do të luajnë së bashku.

Një rast mund ta ketë për këtë ndeshje Jesus Vallejo.

Në anën tjetër për Ramosin do të jetë sezonin i tij i 14-të te Real Madridi prej kur erdhi në vitin 2005.

Si kapiteni i klubit ai do të jetë gjeneral i Lopetegui në fushë. /Telegrafi/