Telegrafi

Real Madridi bën foton zyrtare për edicionin 2019/2020 – James Rodriguez paraqitet si blerje e re

Real Madrid e ka bërë foton zyrtare për sezonin 2019/20, por në mesin e blerjeve është një befasi.

Florentino Perez ka pozuar me stafin teknik, kaptinat e ekipit, lojtarët e ardhur nga akademia dhe blerjet e reja.

Në mesin e blerjeve ku nuk mungojnë Eden Hazard, Militao, aty është prezantuar edhe James Rodriguez.

Lojtari është ribashkuar me ekipin pas dy vitesh si huazim te Bayern Munich.

Në kohën e Carlo Ancelotti kolumbiani ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm për Real Madridin. /Telegrafi/