Real Madridi ia ka dalë të mposhtë Real Valladolidin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 21-të në La Liga.
Vendasit u shkaktuan shumë probleme Los Blancosve, pasi i ndalën në pjesën e parë, duke mos i lënë të shënojnë.
45 minutëshi i dytë filloi më mirë për ta, pasi ishin më kërkues dhe arritën të afroheshin më shumë te porta e Valladolidit.
Por, momenti më kryesor i ndeshjes ishte në minutën e 78-të, atëherë kur Nacho Fernandez shënoi golin e fitores me një asistim Toni Kroos.
Valladolidi arriti të shënonte golin e barazimit, mirëpo ajo u anulua nga gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea shkaku i pozitës jashtë loje.
Pas 100 ditësh, Real Madridi ka rimarrë kreun e La Liga-së, me 46 pikë, tri më shumë se Barcelona, ndërsa në xhiron e 22-të do të përballen me Atletico Madridin, por fillimisht do të luajnë kundër Zaragozas në Kupën e Mbretit. /Telegrafi/